PS, tentativë për të mbrojtur viktimat e ligjit për dekriminalizimin, ndryshon draftin...

PS, tentativë për të mbrojtur viktimat e ligjit për dekriminalizimin, ndryshon draftin e reformës në drejtësi

55
0
Shares

Socialistët tentuan sot të bënin një ndryshim të ri në draftin e reformës në drejtësi i cili favorizonte të gjithë ata zyrtarë të politikës që kishin kryer krime të rënda duke ua zvogëluar ndëshkimin që jepte për ta ligji për dekriminalizimin.

Ka pasur debat të fortë lidhur me ndryshimin e nenit 6/1 për dekriminalizimin. Qëndrimi i padiskutueshëm i PD është se reforma në drejtësi është që të largojë dhe dënojë ata persona që kanë kryer krime të tmerrshme dhe janë subjekte të dekriminalizimit, deklaroi nënkryetari i Komisionit të posacëm të Reformës në Drejtësi, Eduard Halimi.

“Futja e e këtij neni në axhendën e komisionit të reformës në drejtësi ishte atentat për reformën në drejtësi. Pati debate dhe u votua ku mazhoranca përdori votën dyfishe të kryetarit të komisionit me qëllim që personat që kanë kryer krime të rënda si trafiqe droge, prostitucion të mos kishin ndalim përjetë por për një kohë të kufizuar. Ky është qëndrim i papranueshëm për opozitën, shpjegoi Halimi.

Pas presionit të opozitës ekspertët kanë tërhequr amendamentin.

Neni që ishte propozuar bënte nul atë nen që ishte miratuar pak muaj më parë për ndalimin për jetë që të merren me politikë të atyre personave që kanë kryer krime të rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY