PERGJIMI/Gilmando Dani në telefon me kryeregjistruesin: Do mbarojmë punë sot Llano…!

PERGJIMI/Gilmando Dani në telefon me kryeregjistruesin: Do mbarojmë punë sot Llano…!

113
0
Shares

Bisedat telefonikë që janë zhvilluar mes Gilmando Danit, Blerim Shullazit dhe ish-kryeregjistruesit të Durrësit Jyrgis Çyrbja, me qëllimin e vetëm rregjistrimin në kohë në hipotekë të pronës së ish-hotel “Vollga” në Durrës, tregojnë presionin që i është bërë zyrtarit të lartë të Pasurive.

Nga dokumentacioni që “Shqiptarja.com” disponon qartësohet se agjentët e policisë kanë marrë në konsideratë dhe disa deklarata të një gazetari, dhe fill pas këtyre deklaratave kanë kryer një sërë verifikimesh.

Bisedat e përgjuara

Një bisedë e kryera në 7 janar tregon Danin që i thotë numrit 0682026XXX të Jyrgis Çybja:

“…Përshendetje. Do mbarojmë punë sot Llano…”.

Ndërkohë që sërisht Dani vijon duke i pohuar, ”…Mondi tu plas jam, se nuk jam mësu mos më qëndru korrekt…”.

Nga ana tjetër Dani mer një sms nga numri 0682026XXX i cili rezulton të jetë i Jyrgis Çyrbja, ku ky i funidt i thotë:”…Ti kishim mbyll nesër, këto që ishin për sot dhe atë 50 cen…”.

Telefonatë e 10 shkurtit 2016 Dani mer një SMS nga numri 0682026XXX me tekst: ”…Përshëndetje Mondi!Për zotin sot e kam të pamundur, por nesër do mbarojmë punë pjesërisht dhe flasim nga afër…”.

Sërisht në 10 shkurt 2016 Gilmando Dani i dërgon një SMS numrit të lartpërmendur me tekst:”…Mondi me fjalë do mis sillte sot se i kam shit një dyqan dhe mi sillte 75.000 euro…”.

Ndërkohë në 16 shkurt 2016 shafqet shtetasi Blerim Shullazi që përdor numrin 068XXXXX159 ku komunikon me përdoruesin e numrit 067XXXX8438

159-Ky çuni i Krujës 24 jam, a u ban ato letrat…?

438-Ça emri kishe ti.

159-Ato letrat për

438-Ca emri ke thash

159-Altin Kulla

438-Jo sështë bërë akoma

159-E kur bëhen ato

438-Se kemi ne në dorë

Për këto fakte është marrë në pyetje shtetasi Jyrgis Çyrbja, i cili në deklarimet e tij pranon faktin se ka pasur komunikime në lidhje me rregjistrimin e kësaj prone me personat e sipërcituar, ku atij i është kërkuar të bëjë rregjistrimin urgjent.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY