Dy vëllezër u plagosën me sopatë, pas konfliktit me dy persona të tjerë për gërvishtjen e një makine me motorin e vëllezërve.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Burrelit dhe ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallzimin e konfliktit.
“Rreth orës 18:30, në lagjen “Partizani” të qytetit Burrel, këta shtetas kanë goditur me mjete prerës (sopate e kaçavidë) për një konflikt të çastit (pas fërkimit të makinës së tyre me motorrin e të dëmturarëve) vëllezërit E.M dhe V.M , 21 vjeç (binjak), të cilët u dërguan në spitalin e Traumës Tiranë për momentin jashtë rrezikut për jetën”,informon policia e Matit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/