Pamje shokuese në autostradën Fier-Vlorë, ndoshta nga më të rëndat që keni parë ndonjëherë. Një automjet tip X6 ka përplasur një bari, trupin e të cilit e ka ndarë në copa-copa, raporton “Jeta osh qef”.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndwrsa kalimtarët kanë nisur pamjet horror nga autostrada, ku në mes të rrugës ndodhet koka e prerë, ndërsa në një pjesë tjetër të rrugës krahu i tij dhe më tej këmba dhe pjesët e brendshme të trupit të tij.
Në vendngjarje mbërriti policia dhe po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa edhe drejtuesi i mjetit ka ngelur i plagosur.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:10, në autostradën “Levan-Vlorë” ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekje. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, pranë fshatit Nartë, ku një automjet tip “BMV-X6” me targë: AA 678 MK, ka aksidentuar një këmbësorë për vdekje, shtetasin me iniciale,, L. M., 55 vjeç, lindur në Tepelenë banues në Vlorë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është vetdorëzuar në Policinë e Vlorës.
Shtetasit e dorëzuar janë, G. R., 21 vjeç, banues në Tiranë dhe L. L., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Kryhen veprimet në lidhje me përcaktimin e drejtuesit të mjetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/