Basha alarmon për deflacionin: INSTATI i Rames rikonfirmon Krizen Rama

Basha alarmon për deflacionin: INSTATI i Rames rikonfirmon Krizen Rama

52
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha alarmon rritur me rrezikun e deflacionit në Shqipëri.

“Fuqia blerese e shqiptareve dhe konsumi vazhdojne te bien ne renie te lire. Sipas INSTAT-it nen kontrollin qeveritar norma vjetore e inflacionit Prill 2016 rezultoi 0.3% tregues i kerkeses se dobet, nderkohe qe edhe dy muajt e meparshem kane rezultuar perkatesisht 0.2% dhe 0.3%.

Por edhe pse inflacioni eshte shume i ulet, cmimet qe prekin cdo shqiptar jane rritur: per grupin”sherbimi arsimor” me 4.8%, per “fruta” me 22.3%, per “zarzavate perfshire patatet” me 6.1%.

Shifrat qeveritare edhe pse te kuruara rikonfirmojne ate qe cdo shqiptar e ndjen ne lekure dhe e ka te shkruar ne sy: krizen e thelle ekonomike, papunesine, varferine qe jane pasoja te drejtperdrejta te korrupsionit dhe vjedhjes qeveritare ne tatime, dogana dhe prokurime, taksave te larta dhe arbitraritetit te pafre ndaj biznesit dhe fermereve.

Zgjidhja eshte Shqiperia e taksave te uleta, qe lufton korrupsionin ne dogana dhe tatime dhe do ti ktheje frymemarrje financiare konsumatorit dhe biznesit, zgjidhja eshte Shqiperia qe investon buxhetin per rroga dhe pensione me te larta, subvencione per bujqesine dhe vende te reja pune permes investimeve publike dobiprurese dhe jo luks qeveritar e palma korrupsioni. ‪#‎Shqiperia me mire pa Edi Ramen”, deklaron kryetari i PD, Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY