Ambasadorët përfundojnë takimin me LSI, Vasili: Nga sot jemi shumë të qartë,...

Ambasadorët përfundojnë takimin me LSI, Vasili: Nga sot jemi shumë të qartë, reforma duhet të përmbyllet

56
0
Shares

Pas mbledhjes së grupit të PS, Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin  të shoqëruar nga ekspertë të EURALIUS dhe OBDAT kanë qëndruar përreth 35 minuta në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI-së.
Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit të LSI u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit. Në përfundim të saj, dy Ambasadorët u larguan pa dhënë komente për mediat.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI është shprehur pas takimit me ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin, se tashmë është e qartë se reforma duhet të përmbyllet. Sipas tij, janë të gjitha mundësitë që drafti të votohet në Kuvend brenda këtij sesioni parlamentar.
“Reforma është drejt përfundimit. Kemi një draft të përfunduar në Venecia dhe nga ekspertë e EURALIUS e OPDAT. Kemi të gjithë përbërësit juridik e politik për të çuar përpara reformën. Sot kishim një komunikim të drejtpërdrejtë me ambasadorët, me aleatët tanë strategjik, e vlerësoj pozitivisht pasi ambasadorët komunikojnë me krerët e partive, por është i mirë edhe ky komunikim me deputetët. Nga sot jemi shumë të qartë, që reforma duhet të përmbyllet. Kemi të gjitha mundësitë që jo vetëm ta kalojmë, por edhe sesioni parlamentar ta përfundojë punën me miratimin e kësaj reforme”, u shpreh Vasili.
Misioni i pranisë së Ambasadorëve në mbledhjen e LSI ka qenë i njëjtë si në mbledhjen që patën me grupin e PS, parashtrimi i kërkesës së tyre ndaj deputetëve për të miratuar reformën në drejtësi brenda afateve.
Gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet takimi edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë
Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY