Kryeministri Edi Rama ka qenë për vizitë sot në Shkodër. Por kjo vizitë ka pasur sjellje e gjëra të pazakonshme. Në mes të qytetit, pikërisht te pedonalia, ishte vendosur një detektor, ndërsa një kordon gardistësh, realizonin kontrollin e qytetarëve që kalonin në atë pjesë, duket pranë edhe ndonjë vendi të ndonjë takimi të kryeministrit…
Kjo gjë është përcjellë me revoltë edhe nga aktori shkodran i humorit Julian Deda, i cili ndërsa ka shpërndarë këtë video në “Facebook”, e ka quajtur këtë sjellje si “poshtëruese”
“Shkodra nën masa aq të rrepta sigurie, sa na e ka zili aeroporti i JFK. E pse? Sepse ka ardhur lartmadhëria e tij Edi i parë..! Në cilin vend të planetit kontrollohen njerëzit në mes të qytetit? Pse duhen trajtuar shkodranët si popull terrorist, vetëm për faktin se ka ardhur udhëheqësi? Le të marre shembull bota nga Shqipëria e vitit 2016. Poshtëruese”, shkruan Julian Deda në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/