Reforma në drejtësi, Xhafa: Debati mbaron në fundjavë, 7 projektligje diskutohen javën...

Reforma në drejtësi, Xhafa: Debati mbaron në fundjavë, 7 projektligje diskutohen javën tjetër

111
0
Shares

Debati për cështjet ende të debatueshme të ndryshimeve Kushtetuese pritet të përfundojë deri në fundjavë, deklaroi kryetari i Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

“ Nuk ka asgjë që nuk negociohet dhe besoj se kjo do të përfundojë në fundjavë. Ne kemi ezauruar debatin, njohim qëndrimet dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë dhënë mendimin. Kështu që ka mbetur pak hapësirë për tu debatuar.

Tani kanë përfunduar punën e tyre Venecia dhe ndërkohë ekspertët ndërkombëtarë po vijojnë bashkë me ne edhe gjatë procesit të implementimit të tij.

Javën tjetër fillojnë 7 ligjet prioritare të reformës në drejtësi sëbashku me amendimet kushtetuese. Draftet janë bërë dhe diskutuar”, deklaroi Xhafa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY