Një delegacion i nivelit të lartë, i kryesuar nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Ministri i Financave, Arben Ahmetaj zhvilluan sot një takim me Presidentin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), Guido Raimondi ne perpjekje per te ndaluar gjykimin e pronave shqiptare nga GJEDNJ.
Ministrat e informuan Raimondi mbi ecurinë e zbatimit të ligjit të ri për trajtimin e pronës. Gjatë diskutimit u paraqitën me hollësi të gjitha angazhimet administrative, ligjore dhe financiare të shtetit shqiptar për zgjidhjen e drejtë të çështjes së pronës në Shqipëri.
Ministri Manjani u shpreh se, “ka nevojë të kemi një bashkëpunim nga Gjykata, duke marrë në konsideratë faktin se tashmë ka një ligj që ofron mekanizmin e munguar për trajtimin e kësaj çështjeje në Shqipëri”.
Në këtë kontekst u kërkua që në bazë të artikullit 38.1 të Statutit të Gjykatës, të pezullohet shqyrtimi i mëtejshëm i çështjeve në pritje në këtë gjykatë. Ministri i Financave, Ahmetaj shprehu shqetësimin lidhur me efektet e rënda buxhetore të vendimeve të dhëna nga GJEDNJ.
“Qeveria është përpjekur të ofrojë një zgjidhje të drejtë dhe proporcionale, pa dëmtuar interesat e brezave që do vijnë. Për 10 vitet e aplikimit të ligjit, në buxhetin e shtetit do të ketë një zë më vete, ku do të alokohen fondet për këtë çështje”, tha Ahmetaj, që përsëriti kërkesën për pezullimin e vendimeve me qëllim për të krijuar hapësirat e nevojshme për implementimin e ligjit.
Nga ana e tij, presidenti i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut shprehu konsideratën se është e rëndësishme që të ketë harmoni ndërmjet respektimit të të drejtës së pronës me interesin publik të atyre që paguajnë.
Në takim ishte i pranishëm edhe gjyqtari shqiptar pranë GJEDNJ, Ledi Bianku. Ai u ndal në çështjen e reformës gjyqësore në Shqipëri, duke theksuar se kjo reformë duhet të marrë në konsideratë disa aspekte, të cilat janë konstatuar nga Gjykata Evropiane në vendime të ndryshme të dhëna për Shqipërinë.
Qeveria permes ministrit te Drejtesise ka bere presion edhe mbi Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise pak kohe me pare duke tentuar te bllokoje proceset gjyqesore per kthimin e pronave. tch, droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/