Opozita voton pro diskutimit nen për nen të reformës në drejtësi: Të...

Opozita voton pro diskutimit nen për nen të reformës në drejtësi: Të negociohen çështjet politike

73
0
Shares

Opozita ka votuar pro fillimit të diskutimit nen për nen të reformës për drejtësi ndërkohë që i qëndron ndryshimit të neneve që lidhen institucionet e reja për të cilat ka kërkuar nisjen e negociatave politike.

“ Përfunduam procesin e diskutimeve të draftit të ekspertëve të huaj. Opozita votoi pro fillimit të diskutimit të amendamenteve nen për nen që fillon nga nesër e në vijim. Kjo votë pro nuk duhet të interpretohet si një votë pro cështjeve politike që ekspertët e huaj nuk i kanë marrë në trajtim . Ato lidhen me institucionet reja kushtetuese, emërimin dhe ndërprerjen e mandateve të tyre që janë cështje politike. Ato i janë adresuar politikës. Cështjet politike duhen negociuar sa më shpejt në mënyrë që të votojmë plotësisht gjatë javëve të ardhshme.

Kushtetuta dhe rregullorja parashikojnë një procedurë dhe diskutimin nen për nen. Në shprehim qartë se vota jonë është pro fillimit të diskutimit nen per nen të cdo amendamenti.

Ne kemi prezantuar dy formula dhe kemi propozuar që mazhoranca të zgjedhë njërën. Komisioni i Venecias ka seleksionuar njërën prej tyre si zgjedhje”, tha deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi, Eduard Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY