Kulla me stadium, deputetët i kërkojnë këto 5 dokumenta Ramës

Kulla me stadium, deputetët i kërkojnë këto 5 dokumenta Ramës

80
0
Shares

Qeveria do të jetë e detyruar të dorëzojë në Kuvend dokumentacionin që ka shoqëruar procesin që lidhet me vendimin e qeverisë për të ndërtuar kullën bri Stadiumit Qemal Stafa.

Komisioni për Edukim dhe Media kërkoi sot nga qeveria një listë dokumetash. Kryetrai i këtij komisioni Genc Pollo publikoi listën e dokumentave që pritet të vihen në dispozicion të deputetëve.

“Komisioni për Edukim e Media që është përgjegjës edhe për sportin, nisur nga shqetësimi publik për stadiumin me kullë apo kullën me stadium, me kërkesë të opozitës, vendosi konsensualisht që të kerkojë llogari, informacion e dokumentacion nga Edi Rama si Kryeminister e Kryetar i Këshillit Kombëtar të Terrritorit për sa vijon:

a) Kopjen e Projektit të miratuar nga KKT për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar;

b) Kopje të kontratave të partneritetit publik – privat për realizimin e këtij projekti, të miratuar nga shoqëria anonime, ku shteti zotëron 25 % të aksioneve;

c) Kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime, ku pasqyrohet qëndrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit;

d) Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fitues për ndërtimin e projektit të stadiumit të ri kombëtar dhe rolin që kanë patur organet shtetërore në këtë proces, duke qenë se janë zotëruese të 25 % të aksioneve;

e) Dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT në miratimin e këtij projekti”, tha Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY