VIDEO/ Momenti arrestimit të policit bashkiak në Shijak

VIDEO/ Momenti arrestimit të policit bashkiak në Shijak

70
0
Shares

Një punonjës i policisë bashkiak është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për korrupsion pasive, duke i marrë shuma të ndryshme parash tregtarëve ambulantë dhe i lejonte të shisnin produkte pranë tregut fshatar në Shijak.
Në kuadër të operacionit ambulanti, policia arrestoi efektivin Gerti Dedja pas një hetimi 2-mujor, me metoda speciale. Në cilësinë e provave materiale 35-vjeçarit iu sekuestruan një sasi parash dhe dy telefona celular.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, pas një hetimi 2-mujor, me metoda speciale,  më datë 08.05.2016, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ambulanti”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• Gerti Dedja 35 vjeç, banues në lagjen Shijak, punonjës i Policisë Bashkiake Shijak.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi:
Dedja, u merrte shuma të ndryshme parash tregëtarëve ambulantë, dhe i lejonte  të shisnin produktet e tyre pranë tregut të fshatar të qytetit të Shijakut.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan:
• një sasi parash dhe
• dy telefona celular.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga nenin 259 të  Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY