PD hedh poshtë spekulimet mediatike: Nuk kemi kërkuar imunitet për ish-zyrtarët tanë

PD hedh poshtë spekulimet mediatike: Nuk kemi kërkuar imunitet për ish-zyrtarët tanë

57
0
Shares

Partia Demokratike ak reaguar sot me anë të një deklarate për mediat dike hedhur, “poshtë spekulimet e servirura dhe të orientuara nga Edi Rama, lidhur me reformën në drejtësi, sikur PD-ja po kërkon imunitet për ish-zyrtarët e saj”.
“Këto janë shpifje të ulëta dhe përpjekje e mjerë e Edi Ramës për të gjetur një armik për reformën në drejtësi, por armik tjetër kjo reformë përveç tij nuk ka. Partia Demokratike e thekson se është për hetim të plotë të zyrtarëve të lartë, të ish-zyrtarëve të lartë, të çdo funksionari e ish-funksionari, pa asnjë lloj kufizimi kohor apo të çfarëdolloj tjetër”, lexohet në deklaratën e partisë më të madhe opozitare.
“I vetmi kusht që ka pasur dhe ka Partia Demokratike për reformën në drejtësi është që ajo të mos kapet politikisht nga Edi Rama, të mos bëhet shtesë dhe alibi e qeverisjes së të tij. Partia Demokratike mbështet një reformë në drejtësi sipas parimeve e standardeve europiane, që nuk mbron, por lufton pa kompromis krimin dhe korrupsionin pa asnjë dallim apo kufizim”, shtohet më tej në deklaratën e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY