Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një takim me drejtuesit e Burgjeve
Ministri i Drejtësisë ka ftuar denoncuesin, i cili një ditë më parë nëpërmjet ish-kryeministrit Sali Berisha, denoncoi disa afera korrupsioni në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, që rastet t’ia paraqesë edhe atij (ministrit).
Ministri garanton, masa të ashpra, në rast se rastet provohen, si dhe garanton anonimatin e denoncuesit.
“Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani në përgjigje të denoncimit publik të bërë nga ana e ish-Kryeministrit Sali Berisha, fton denoncuesin që të paraqitet dhe të vendosë një kontakt të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Drejtësisë për ta paraqitur rastin, duke krijuar mundësinë e shqyrtimit të tij në rrugë zyrtare.
Për sa më sipër, Ministri Manjani bën me dije se është e nevojshme të njihet nga afër me pretendimet e denoncuesit me qëllim që të bëhen verifikimet e nevojshme.
Duke siguruar se denoncimi i qytetarit do të hetohet me detaje, Ministri i Drejtësisë shpreh gatishmërinë për të marrë të gjitha masat qe parashikon ligji nëse detajet e bëra publike rezultojnë të provuara.
Ministri Manjani siguron maksimalisht denoncuesin se do të ketë garancinë e nevojshme të ruajtjes se anonimatit të tij”, bën të ditur ministria e Drejtësisë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar.
Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në “Facebook”, denoncimin e një punonjësi burgjesh, i cili bënte të ditur, shifra korruptive që duhen paguar për të siguruar apo për të ruajtur një vend pune te Burgjet.
Për më shuam mund të lexoni edhe …
TARIFA/Duhen 600 euro të kalosh nga paraburgim në burgim
/web/TARIFA_Duhen_600_euro_te_kalosh_nga_paraburgim_ne_burgim_18570_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/