Li Jinyuan, një shef kinez mjaft bujar, i cili dërgoi për pushime 6,40 punonjës të stafit të tij në Francë dhe Monaco, e ka bërë përsëri këtë gjë. Këtë herë, ky shef bujar do t’i dërgojë punonjësit e tij në Madrid.
Këtë vit, ai do sigurojë pushimet e 2,500 punonjësve të cilët do të kalojnë 5 ditë në Spanjë. Udhëtimi, i cili përfshin vizitat në Toledo dhe Barcelonë, thuhet se i ka kushtuar këtij pronari zemërgjerë 7 milionë euro.
Edhe pse nuk janë zbuluar ende detaje të itinerarit të tyre, punonjësit u nisën drejt Spanjës më 5 maj dhe do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore. Këto pushime, të cilat janë të përvitshme tashmë, bëhen për të festuar përvjetorin e 21-të të kompanisë.
Nuk dihet nëse shefi bujar Jinyuan mori pjesë në këtë udhëtim. Eh sikur të ishin të gjithë shefat të tillë!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/