Me një baba shofer autobusi dhe nënë rrobaqepëse, Khan lindi në Londër në vitin 1970. U rrit së bashku me 7 vëllezër në një “shtëpi këshilli” në kryeqytetin britanik.
Studioi Drejtësi në Universitetin e Londrës. Avokat i specializuar për të drejtat humane, në vitin 2005 hyri për herë të parë në Parlament. U bë politikani i parë mysliman me prejardhje aziatike.
Ish-ministër i Drejtësisë në opozitën laburiste të drejtuar nga Ed Miliband, Khan ishte dhe nënsekretar për komunitetet etnike dhe lokale dhe më pas në vitin 2008 Ministër Transportesh.
Edhe mik i shqiptarëve
Kur mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet i komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar ai foli me nota pozitive për shqiptarët.
“Unë i dua shqiptarët – (foli në shqip) – dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta, si dhe të vizitojë Shqipërinë e Kosovën”, ka deklaruar Sadiq Khan, njeriu që tani do të bëhet kryebashkiaku i metropolit britanik, shkruan infokomuna
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/