Vendi i ngjarjes
Ky është biznesmeni i ndërtimit Shpëtim Shala i cili është ekzekutuar me pistoletë në makinën e tij “Golf 5” me targa AA 086 HJ. Shala është gjetur i pajetë në mjetit e tij nga qytetarë të rastit.
Dyshohet se arma me të cilën ai u ekzekutua të ketë qenë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar krisma në atë zonë. Policia ka rrethuar zonën duke ngritur disa postblloqe, por nuk kanë mundur të ndalojë autorët. 39-vjeçari Shala ishte i njohur për policinë si person me precedent të mëparshëm penal.
Disa pista hetimore janë ngritur nga policia dhe prokuroria.E para është ajo e një hakmarrjes pasi dyshohet se ai mund të jetë përfshirë në ngjarje kriminale dhe e dyta ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Shala është proceduar gjatë vitit 2011 për kultivim e trafikim narkotikësh pasi në një operacion policor në lokalin pronë e tij Bilardo pranë plazhit “Iliria” blutë sekuestruan një sasi cannabis.
Por për këtë procedim Shala kaloi një kalvar 4vjeçar me gjyqësorin shqiptar por gjithmonë në gjendje të lirë dhe në 2015 Gjykata e Lartë la në fuqi pafajësinë e dhënë nga Apeli i Durrësit dhe pse Prokuroria kish kërkuar dënimin e tij. Shala rezulton i shoqëruar disa herë nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës, por asnjëherë përfshirja e tij direkte nuk është faktuar çka ka sjellë lënien e tij të lirë deri më 8 Maj 2016 kur dhe u ekzekutua në lagjen Iliria në plazhin e Durrësit.
Hetuesit thonë se nuk përjashtohet pista e konkurrencës pasi Shpëtim Shala ishte një nga ndërtuesit kryesor në Durrës në zonën e plazhit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/