Dy shpërndarës shqiptarë të drogës, u dënuan me 3 dhe 5 vjet burg. Ndërkohë 13 shqiptarë të tjerë, shpërndarës dhe trafikantë droge janë arrestuar vetëm këtë vit në jug të Francës.
Një situatë e tillë ka vënë në alarm autoritetet e antikrimit në Francë. Grupi i tyre kontrollohet nga Gjeneva, në Zvicër.
Në Annecy, një qytet në afërsi të kufirit me Zvicrën, një rrjet i mafies shqiptare qarkullon sasi të mëdha të heroinë me çmime me të cilat po sfidon të gjithë konkurrencën. Një gram shitet për 20 euro. Çdo pikë shitje bën 100 mijë euro në muaj, çka do të thotë 1 milionë euro për të gjithë zonën. E sjellë nga Shqipëria, droga ka mbërritur deri në kufirin francez.
Komuniteti dhe shoqatat, të shqetësuar nga ky realitet, u bien kambanave të alarmit. Tre ose katër përdorues kanë gjetur vdekjen nga overdoza e kësaj droge vrasëse.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/