Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ndeshjen e futbollit mes Dinamos së Bukureshtit dhe Vitorul në Rumani të zhvilluar mbrëmjen e së premtes. Lojtari i Dinamos Patrick Ekeng pësoi sulm kardiak gjatë ndeshjes dhe ndërroi jetë në spital.
Ishte minuta e 70 e takimit, kur lojtari 26-vjeçar nga Kameruni ra në tokë pa pasur asnjë kontakt me ndonjë lojtar tjetër. Menjëherë arbitri kryesor i takimit ndërpreu ndeshjen dhe mjekët e ekipit u munduan t’i jepnin ndihmën e parë lojtarit.
Patrick Ekeng ishte u dërgua më pas me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Lajmi i hidhur është dhënë nga mediat rumune, sipas të cilave futbollisti 26-vjeçar pësoi sulm kardiak.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/