Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 në Tiranë arrestuan Petrit Arucin, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, dhe armëmbajtje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas dyshohet se ka vjedhur banesat e shtetasve A. H. dhe Sh. Sh.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Petrit Aruci, janë gjetur një sasi sendesh të vjedhura në banesat e shtetasve të mesipërm si dhe ne ngjarje te tjera në zonën e Kamzës.
Sendet e gjetura dhe të sekuestruara në cilesine e provës materiale:
1. Një trapan i markes BLACK&DECKER
2. Një pompë uji zhytese, e markës APC TECHNOLOGY
3. Një monitor Kompjuteri, HP
4. Një pompë uji e markës PEDROLLO
5. Një sharë druri elektrike e markës AZQELIK TSEK
6. Një gjenerator i markës HONDA
7. Një matrapik i markës BOSCH
8. Një pompë uji e markës DAP
9. Një kuti metalike me çelesa, te llojeve të ndryshme
10. Disa rrokelë me tel elektrik me ngjyra të ndryshme
Gjithashtu është arritur të dokumentohet se shtetasi Petrit Aruci është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë nr 5 Tiranë:
Vjedhje e mbetur në tentative e banesës së shtetasit Sh. Sh., ngjarje e ndodhur më datë 13.01.2015
Vjedhje e banesës së shtetasit N. S., ngjarje e ndodhur më datë 24.01.2016.
Vjedhje banese e shtetasit A. C., ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2015.
Vjedhje e lokalit të shtetasit N. Z., ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2016.
Vjedhje e banesës së shtetasit K. M., ngjarje e ndodhur më datë 28.02.2016.
Vjedhje e banesës së shtetasit Sh. L., ngjarje e ndodhur më datë 11.04.2016.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/