ENVER BYTYÇI/Pse u dhunua dhoma historike e kardiologut, Dr. Berisha?!

ENVER BYTYÇI/Pse u dhunua dhoma historike e kardiologut, Dr. Berisha?!

186
0
Shares

Dhoma e mjekut kardiolog Prof. Dr. Sali Berisha, ne spitalin e Kardiologjise ne Tirane eshte shkaterruar, eshte shnderruar me urdher te Rames e Beqjes ne dhome pushimi rojesh. Jane hequr prej aty tavolina e punes, blloku e recetave, shenimet per pacientet, stilolapsi i fundit me te cilin ai kishte firmosur terapite e epikrizat e pacienteve te tij.

Ndodhi kjo ngjarje pas rrreth 26 viteve. Nuk e bene kete bandat e vitit 1997, por e bene bandat e shtetit shqiptar te vitit 2016. E beri nje kryeminister qe per filozofi ka fillimin e historise me veten e tij, e shumta me Kocon ose dajen e tij, Koleka.

Edhe Miloshevici nuk mundi t’i shkaterronte vlerat historike te shqiptareve sa kohe nuk kishte filluar luften per zhdukjen e elementit shqiptar ne Kosove. Vetem diktatori Hoxha e kishte filluar historine me veten e tij, duke mohuar se Shqiperia te kishte pasur histori shteti e institucionesh para tij. Psh festoi si date te krijimit te ushtrise jo 3 dhjetorin e vitit 1912, por 10 korrikun e vitit 1943.

Kjo qe ka ndodhur me dhomen historike te kardiologut Sali Berisha, synon zbehjen e aktivitetit human te Doktorit. Synon zhberjen e suksesit te kardiologjise shqiptare ne historine e saj.

Kjo qe ka ndodhur eshte nje krim kunder civilizimit. Edi Rama po shkon hapur e pa u trembur ne gjurmet e atyre qe kane bere genocid kunder trashegimise kulturore te popullit te vet ose popujve te tjere. Genocdi kunder trashegimise kulturore e historike te vendit te vet eshte kryesisht tipar i diktaturave te majta. Po ka perjashtime, Miloshevici psh. Ndersa ai kunder popujve te tjere eshte tipar i nazi-fashisreve.

Ky veprim kriminal i qeverise shqiptare ne Kardiologji drejtohet kunder trashegimise kulturore e historike te popullit qe kjo qeveri perfaqeson. Edi Rama po deshmon cdo dite se ka ardhur ne pushtet me mashtrimin e madh se do ishte “sherbetor i qytetareve”, por pas pak oresh filloi zbatimin e filozofise nihiliste te mohimit te gjithckaje ne kete vend.

Kjo deshmon se ne kemi ne krye nje kryeminister paranojak, me paranojak se kasapi i Ballkanit, Sllobodan Miloshevic. Si i tille ai eshte njekohesisht nje drejtues shteti i rrezikshem, i frikshem, i dhunshem, i papajtueshem me vlerat minimale te civilizimit.

E di se mbeshtetesit e qeverise se sotme per shkaqe politike do ta pershendesin aktin mizor te Edi Rames per asgjesimin e dhomes se punes te kardiologut te shquar Sali Berisha, edhe pse ata ose pjestare te familjeve te tyre kane ndjere nga afer kujdesin human re tij ne dite te veshtira.

Por kjo nuk do t’i ndihemoje as ata, as vete autoret e jetij krimi ne trashegimine tone, perkatesisht Edi Ramen, Ilir Beqjan e te tjere qe shqiptareve t’ u sigurojne me shume siguri, me shume liri, me shume qetesi, me shume prosperitet e me shume shprese. Perkundrazi vepra te tilla te erresires e nentokes se qeverisjes se sotme vetem se cojne ne regres politik, ekonomik, social e kulturor.

Nga ana tjeter, ky akt barbaresh ka dhe nje agjende politike ditore: Te ngacmoje emocionet e Sali Berishes per t’iu kundervene reformes ne drejtesi, te cilen Rama perfundimisht nuk e do. Ai thote se e do reformen, por punon cdo minute te rrenoje konsensusin.

Berisha disa here i emocionevr ne pushtet, eshte tashme Berisha aktiv dhe racional ne opozite. Keshtu ka ndodhur gjithnje me Berishen. Ndaj nuk ka shans ta kape Rama edhe pse e ndjek nga pas me kurth ne dore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY