Borxhi, çdo shqiptar ka 3.7 milionë lekë

Borxhi, çdo shqiptar ka 3.7 milionë lekë

65
0
Shares

Vetëm në 3 vitet e fundit borxhi për frymë është rritur me 50% krahasuar me periudhen më përpara duke ngushtuar edhe më hapësirat për të investuar.

Open Data Albania ka investiguar mbi Borxhin Publik për Frymë. Ky është një indikator që llogaritet si raport i borxhit total të marrë dhe ende të pashlyer nga shteti shqiptar me popullsinë në një kohë të caktuar. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim ecurinë e këtij indikatori në vitet 2010-2016.

· Borxhi për frymë ka njohur një rritje të shpejtë në vitet 2010 -16, për të arritur kulmin në 2016-n. Nga 245 151 lekë borxh publik stok që i takonte çdo qytetari në vitin 2010, në vitin 2016 planifikohet që kjo vlerë të shkojë në 375 986 lekë (
3.7 milione leke te vjetra) apo 53.37% më shumë.

· Që në vitin 2013 borxhi për frymë ka kaluar kufirin e 300 000 lekëve dhe në vitin 2016 vihet re një tendencë e tij për t’ju afruar gjithmonë e më shumë nivelit të 400 000 lekëve. Një familje mesatare prej katër personash në vitin 2016 do të mbartë një borxh prej 1 503 944 lekë, nga 980 604 lekë në 2010-n.

· Ndikimin më të madh në rritjen e kostos së borxhit për frymë e ka pasur rritja e vazhdueshme e stokut të borxhit ndër vite. Megjithatë, duhet theksuar se ritmi i rritjes së stokut të borxhit pas vitit 2014 ka ardhur në rënie.

· Në vitin 2015 borxhi u rrit me 6.66% dhe në 2016-n është parashikuar 4.03% apo rreth 42 miliardë më shumë se në vitin 2015. Nga ana tjetër, ndonëse në nivel më modest, ndikim ka dhënë edhe tkurrja e popullsisë, e cila në vitin 2016 është vlerësuar të jetë 0.22% më e ulët se në vitin 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY