Presidenti Bujar Nishani dekreton 4 ambasadorë të rinj

Presidenti Bujar Nishani dekreton 4 ambasadorë të rinj

53
0
Shares

Besiana Kadare

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot emërimet e 4 ambasadorëve të rinj.
Sipas njoftimeve zyrtare, mësohet se Besiana Kadare, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jorezident.
Presidenti Nishani ka dekretuar edhe emërimin e Venera Domi, në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.
Po ashtu, pjesë e dekretimeve, është edhe emërimi i Qirjako Qirko, në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irlandës, jorezident.
Presidenti Nishani gjithashtu, dekretoi sot edhe emërimin e Gjergj Teneqexhiu, në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY