Itali, vajza shqiptare denoncon babanë, për 10 vjet e përdhunonte një ditë...

Itali, vajza shqiptare denoncon babanë, për 10 vjet e përdhunonte një ditë po e një ditë jo

60
0
Shares

Historia e rrëfyer në polici nga vajza 23 vjeçare është e rëndë dhe babai i saj nuk i pranon akuzat. Mediat italiane shkruajnë se adoleshentja shqiptare rrëfeu në polici se ishte përdhunuar 10 vjet me radhë nga babai i saj, para se të shkonte në shkollë. Ajo ka dëshmuar në gjyq se babai e rrihte me shqelma që të mos mbetej shtatzënë dhe e kërcënonte se do të vriste të gjithë familjen nëse ajo tregonte.
Mediat italiane raportojnë se në historia e abuzimit nisi në fillim të viteve 2000, kohë kur gjithë familja shkoi në Itali të bashkohej me kryefamiljarin. Aso kohe vajza ishte vetëm 8-vjeç. Babai, sot 45 vjeçar, (emri i tij nuk bëhet i ditur) nisi abuzimin seksual me vajzën. Sipas rrëfimit të vetë vajzës, sot, studente 23-vjecare, para avokates së saj mbrojtëse Marina Magistrelli, babai e përdhunonte në mëngjes, para se ajo të nisej për në shkollë.
Vajza ka treguar se përdhunimi ndodhte një ditë po e një ditë jo. 
“Ai më kërcënonte, nëse tregon do të vras të parën nënën tënde, pastaj motrën, vëllanë e më pas do vras edhe veten”, ka thënë vajza.
Jo vetëm kaq, vajza ka thënë se është keqtrajtuar edhe dhunuar fizikisht. Sipas saj, ai e zinte me shkelma në bark, sipas tij, që të mos kishte mundësi të mbetej shtatzënë.
Gjatë gjithë viteve të tmerrit, familja nuk kishte asnjë dijeni, pasi vajza e kishte mbajtur gjithçka të fshehtë. Abuzimet morën fund vetëm në vitin 2011, kur vajza mbushi 18-vjeç, kohë kur ajo u largua nga shtëpia për të jetuar më vetë. Iu deshën pas kësaj, plot 4 vjet që të merrte guximin e të thyente heshtjen dhe të bënte denoncimin në polici.
Arrestimi i abuzuesit u bë në janar. Avokati mbrojtës i shqiptarit deklaroi se gjithçka ishte fryt i fantazisë së vajzës duke mohuar gjithçka lidhur me akuzat. Sipas babait, vajza e kishte sajuar gjithë këtë, pasi ai nuk kishte dashur më të kontribuonte financiarisht për vajzën, kur ajo u bë studente.
per

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY