Policia e Sarandës ka gjetur e sekuestruar 12.9 kg lëndë plasëse e llojit tritol në një sipërfaqe toke pa pronar.
Kjo sasi tritoli u zbulua pranë lagjes “Baba Rexhepi”, në një sipërfaqe toke të gërmuar. Sasia e tritolit ishte e mbuluar me një rrobë ngjyrë kafe. Lënda plasëse ishte e fshehur nën një qeskë plastike ngjyrë blu, ku brenda së cilës ishin të ndara në formë kallëpesh rreth 63 pako, të llojit “tritol”, me peshë 200 gramë secila.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo sasi me lëndë plasëse është gjetur në një tokë pa pronarë. Punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/