Alban Trimi
Prokuroria ka dhënë detaje sot, për provat dhe akuzat që rëndojnë mbi oficerin e policisë, Alban Trimi.
Sipas organit të akuzës së Tiranës, mësohet se me kërkesë të saj, gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Alban Trimi, me funksion oficer policie në Komisariatin nr. 5, në Tiranë, i dyshuar për veprat penale të “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Nga veprimet e deritanishme hetimore të Prokurorisë së Tiranë, rezulton se i dyshuari, i cili ka qenë i pranishëm në atentatin e ndodhur në datën 01. 05. 2016 në lokalin “D..N…” në Tiranë, ku mbeti i vdekur shtetasin Elton Çiça, ka fshehur armën e zjarrit dhe telefonin celular që mbante me vete viktima.
Prokuroria ka dhënë sqarime edhe për “vonesën” e prangosjes së oficerit të policisë.
Sipas saj, pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhrin e ndalimit ndaj tij, si i dyshuar për veprat e mësipërme. Urdhri i ndalimit është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit pas dy ditësh, për faktin se ai nuk u gjet. Nga verifikimet rezultoi se i dyshuari ka qenë në Tepelenë, në varrimin e viktimës Elton Çiça dhe më pas është kthyer në Tiranë, ku është bërë i mundur edhe ndalimi i tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/