DENONCIM/ “Sadri Abazi ka kapur Agjencinë e Prokurime Publike”

DENONCIM/ “Sadri Abazi ka kapur Agjencinë e Prokurime Publike”

102
0
Shares

Partia Demokratike ka vijuar sot denoncimin e “oligarkëve” që sipas kësaj partie, fitojnë tendera pa garë, por kapin edhe institucione.
Në vijim të denoncimit ngd deputetit socialist Sadri Abazi, sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma është shprehur se, “Një prej oligarkëve të Edi Ramës, që kap tendera në çdo institucion është deputeti i tij Sadri Abazi, me kompaninë alko-impex. Dy ditë më parë, ne denoncuam një rast flagrant se si ai mori 780 milionë lekë nga bashkia Librazhd me ndërmjetësin e tij Taulant Balla, që është komisari i kësaj zone, ndërkohë që të njëjtën pune ofertuesi i dytë do ta bënte me 250 milionë lekë më pak. Korrupsioni i oligarkëve të Ramës ka prishur garën dhe konkurrencën, dhe është i pranishëm në çdo zyrë e në çdo formë”.
Për Dumën, kjo nuk është e vetmja. Ajo ka denoncuar më tej, kapjen e institucionit të Agjencisë së Prokurimeve Publike, prej deputetit socialist.
“Dhe sikur të mos mjaftonte lidhja e ngushtë me kryeministrin, me shefin e përgjithshëm të tenderave, dhe lidhja me komisarët si Taulanti, këta oligarkë janë kujdesur të kapin dhe institucionet e prokurimit.
Faktet janë tronditëse dhe tregojnë tentakulat e kësaj hajdutërie, të vjedhjes së parave të shqiptarëve, që janë shtrirë kudo.
Kemi sot disa pyetje që kërkojnë përgjigje.
-A është sot një prej drejtuesve të kompanisë së Sadriut, funksionar i lartë i KPP, komisionit të prokurimeve publike?
-A ka lidhje përfaqësuesi ligjor i kompanisë së Sadriut, me një funksionare të lartë të KPP?
Komisioni i Prokurimeve Publike, është zyra kryesore ku shqyrtohen ankesat që kanë subjektet kur shohin shkelje apo padrejtësi.
Nga njëra anë, Sadriu kap çdo tender kudo ku futet, nga ana tjetër i mbyll gojën kujtdo që mund të ankohet pasi ka kapur edhe KPP-në”, denoncoi më tej sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD.
“Ky pra është korrupsioni i Edi Ramës. Korrupsion që po shton luksin e oligarkëve dhe klientelës së tij e që po varfëron çdo ditë qytetarët e vendit. Kjo është arseja pse qeveritarët dhe oligarkët majmen çdo ditë, shtojnë pasurinë e tyre, ndërsa çdo ditë e më shumë populli zhytet në papunësi, mjerim e varfëri.”, përfundoi Duma.
grida duma, 6 maj 2016

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY