Delvinë, arrestohet shefi qarkullimit dhe dy vartësit, falsifikuan dokumentet për një aksident

Delvinë, arrestohet shefi qarkullimit dhe dy vartësit, falsifikuan dokumentet për një aksident

69
0
Shares

SHÇBA e Vlorës ka arrestuar 3 punonjës të policisë së qarkullimit rrugor në Delvinë, për shpërdorim detyre.
Ndalimi i tyre u bë pasi në datën 2 maj 2016, rreth orës 13.00, në një rrugë të qytetit të Delvinës, automjeti i tipit “Mercedes Benz”, me targe DL 3134 A, në pronësi të shtetasit M. A., por i drejtuar nga shtetasi A. Sh., u përplas me automjetin me targa greke YZX 4089.
Pavarësisht ngjarjes së ndodhur, Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë N/Komisar Artan Alinani, dyshohet se ka ndryshuar emrin e drejtuesit të automjetit me targë DL 3134 A të përfshirë në ngjarje, shtetasit A. Sh., pasi nuk kishte “Leje Drejtimi”, me një shtetas tjetër.
Në realizimin e këtij akti falsifikimi janë përfshirë edhe efektivet e policisë, Inspektor Shkëlqim Vrapi dhe Inspektor Osman Tozo.
Punonjësit e policisë N/Komisar Artan Alinani, Inspektor Osman Tozo dhe Inspektor Shkëlqim Vrapi, kanë kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Falsifikimi i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë të lëshoje dokumentin, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 186/3 e 25 të Kodit Penal.

Të arrestuarit

– N/Komisar
Artan Alinani, 47 vjeç, me detyre Specialist Shërbimi dhe Përgjegjës grupi në seksionin e kontrollit dhe menaxhimit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë.
– Inspektor
Osman Tozo, 49 vjeç, me detyrë Trupe Shërbimi në Seksionin e kontrollit dhe menaxhimit në Komisariatin e Policisë Delvine.
– Inspektor
Shkëlqim Vrapi, 51 vjeç, me detyrë Trupe Shërbimi në seksionin e kontrollit dhe menaxhimit në Komisariatin e Policisë Delvinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY