Pika e grabitur e transferimit të parave
Një pikë e transfertës së parave është grabitur në Durrës.
Mësohet se kanë qenë dy grabitës të armatosur dhe me skafandra në kokë. Njëri prej tyre ka kërcënuar punonjësin e pikës së transfertës, ndërsa tjetri ka realizuar grabitjen. Pasi kanë marrë në shumë parash, ende të pa saktësuar se sa, ata janë larguar me një motor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.00 të mëngjesit ët sotëm ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.
Kjo është e disata grabitje në vetëm pak ditë. Vetëm këtë javë, të paktën dy grabitje të tjera me armë kanë ndodhur në Shkodër e në Kuçovë.
Njoftimi i policisë
Më datë 04. 05. 2016, rreth orës 09:00, në lagjen Nr. 14, Shkozet, dy persona me skafandra motori, dhe njëri me armë zjarri tip pistoletë, kanë hyrë në bankën “Western Union “ku kanë marrë një sasi parash.
Nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/