Avokati Aleksik Kuxhias – faksimile e medieve greke (anglisht)
Një shqiptar i arrestuar në muajin mars për tentativë grabitjeje në Kallamata të Greqisë ka deklaruar para hetuesve se është shofer i eskortës së kryeministrit Rama.
Mediat greke raportojnë se shqiptari ka marrë avokat Aleksik Kuxhias, një prej avokatëve më të njohur në Greqi.
Ai pritet të mbrojë shqiptarin në gjyqin që nis në korrik të këtij viti. Shqiptari thuhet se është arrestuar për tentativë grabitjeje, por nuk jepen shumë detaje për këtë.
Mediat greke raportuan sot se “në gjykatën e Kallamatës është gjendur dje (e hënë), avokati Aleksis Kougias (në foto), duke tërhequr vëmendjen e medias. Avokati i njohur ishte mbrojtës ligjor i një shtetasi shqiptar i cili mbahet në paraburgim për grabitje të mbetur në tentativë”, raporton Noa.al
“Lajmi nuk ishte më tentativa e grabitjes, as edhe fakti që i burgosuri kishte për avokat, mbrojtësin e njohur Aleksi Kougia, por fakti që i burgosuri ka deklaruar se është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë”, citojnë mediat greke.
Avokati Aleksik Kuxhias – faksimile e medieve greke (greqisht)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/