Vendi i vrasjes së italianit Ugo Canozzi
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Florind Marini 26 vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për vrasjen një ish-polici italian.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, kur Marini së bashku me Lorenc Marinin dhe Besnik Metushin e grabitën, më pas torturuan dhe vranë ish-policin italian Ugo Canozzi 82 vjeç. Ky u gjet i pajetë, i lidhur këmbë e duar.
Marini ishte larguar pak kohë pas vrasjes nga Italia edhe ishte rikthyer në Shqipëri, kur sot u arrestua në fshatin Libofshë të Fierit.
Arrestimi i tij nga policia shqiptare u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Dy të arrestuarit më herët, Lorenc Marinin dhe Besnik Metushin dhe viktima Ugo Canozzi
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/