Po na mesohen veshet me lajmet e perditshme per arrestme personash nen akuzen “fshehje e te vertetes” ose “pengim te hetimeve”. Dje u dha lajmi i fundit i kesaj natyre. Para pak ditesh ne Korce u arrestuan kater persona me kete akuze idiote.
Deri sa erdhi Rilindja kete lloj neni nuk na e kane zene veshet. Dikush me tha se ka zene vend me ndryshimet e reja te para dy viteve ne Kodin Penal.
Po nuk eshte fjala ketu. Prej Sokratit e Aristotelit e deri sot lufta me te verteten e per minopolin e saj ka qene shumedimensionale. Shtetet gjithnje e kane pretenduar si prone te veten. Filozofet i kane dhene dimension universal, por jo absolut. Me i spikaturi nder ta eshte filozofi gjerman Emmanel Kant, i cili provon se e verteta eshte gjithnje relative. Nuk ka te vertete absolute.
Relativiteti i provuar i se vertetes tashme njihet si zbulim shkencor i filozofise. Shoqerite demokratike, te cilat e njohin kete zbulim nuk bejne asnje perpjekje per ta pervetesuar monopolin e se vertetes. Shoqerite totalitare, ashtu si shtetet e mbreterive absolute te shekullit XVII, ruajne me dhune, dmth me ligj, monopolin e te vertetes.
Keshtu ndodh me arrestimet ne Shqiperi per “fshehje te se vertetes”. Eshte kamufluar dhe me akuzen “moskallxim krimi”. Dmth njerezit detyrohen me ligj te pranojne dicka qe nuk duan ta pranojne, te besojne ne oerceptimin e hetuesit, por jo ne perceptimin individual. Njerezit detyrohen e denohen nese thone se “nuk pashe as nuk degjova”.. Deri ketu ka shkuar Rilindja. “O do pranosh ate qe them e dua une, ose shko prapa hekurave”.
Dhunimi me kriterin dhe monopolin e te vertetes ne duart e shretit eshte diktature. Por eshte gjithashtu iracionale, jologjike. Silogjizmi i Kantit e perjashton mundesine qe dikush qofte ky shteti, kisha, kushdo tjeter te behet pronar i te vertetes.
Nese prokurori, hetuesi, polici, gjykatesi jane e verteta dhe qytetaret shihen si armiqte e te vertetes, me keq akoma, denohen si te tille, atehere shoqeria ka mberritur kufijte ekstreme te diktatures. Nese hetojme nen diktature, atehere se paku duhet ta pranojme fatin tone, nese ky brez nuk ka kellqe ta luftoje ate.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/