Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me një letër Kryeministrit Edi Rama si dhe Presidentit të FSHF Armando Duka, ku kërkohet transparence në lidhje me projektin e stadiumit Qemal Stafa.
Në letrën e tij, Paloka kërkon informacion dhe kopje të dokumentacionit të plotë zyrtar duke përfshirë;
1-Projektin e miratuar nga KKT
2-Kontratën e partneritetit publik-privat
3-Kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime ku pasqyrohet qendrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit
4-Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fituese
5-Dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT në miratimin e këtij projekti
Partia Demokratike e ka denoncuar këtë rast si aferë korruptive, si një projekt që ka prioritet klientelën, qendrën tregtare, hapësirat e biznesit, dhe jo sportin e qytetarët.
Sipas planit të Edi Ramës, hapësirat për sportdashësit zvogëlohen, ndërsa zgjerohen hapësirat fitimprurëse të klientit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/