Afera e korrupsionit, gjyqtari dhe i biri zhvlerësojnë alibitë e njëri-tjetrit

Afera e korrupsionit, gjyqtari dhe i biri zhvlerësojnë alibitë e njëri-tjetrit

84
0
Shares

Gjyqtari ka mohuar që paratë e kapura djalit të tij mbrëmjen e së hënës të kenë qenë ryshfet.
Pas arrestimit, gjyqtari Ibrahim Hoxha mësohet se ka thënë dje se djali i tij po shiste një makinë “Volkswagen” në formë furgoni.
Alibia e dhënë nga gjyqtari për paratë e makinës, është rrëzuar nga prokuroria.
Djali i gjyqtarit, i cili u arrestua me 6 milionë lekë (të vjetra) të marra nga ndërmjetësi Novruz Gajde në prani të biznesmenit Dritan Jazexhiu, është pyetur veçmas. Djali i gjyqtarit ka thënë se do të shiste një makinë tip “Benz”, duke rrëzuar kështu dëshminë e dhënë më herët nga babai i tij gjyqtar.
Nga këto fakte të ndryshme të dhëna nga të arrestuarit që janë pyetur veçmas, prokuroria ka bërë me dije se alibia e dhënë është rrëzuar duke u konsideruar e pabesueshme.
Para prokurorisë në dhomat e izolimit, gjyqtari ka pranuar se njihej me shtetasin Novruz Gajde, ish-polic në Berat.
Gjyqtari i arrestuar ka bërë me dije se Novruz Gajde (të cilin e kishte njohur si polic kur punonte në Berat) ka ndërhyrë tek ai për gjyqin e pronësisë që kishte biznesmeni Dritan Jazexhiu me atë afërmit e tij për pronësinë e disa lokaleve, banesave e dyqaneve në Tiranë. Gjyqtari ka pretenduar se pavarësisht ndërhyrjeve, ai nuk ka pranuar të kryejë veprime të parregullta për çështjen e konfliktit të pronësisë ku vendimi gjyqësor do të shpallej ditën e djeshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY