29 persona janë shoqëruar lidhur me vrasjen e 36-vjeçarit, Elton Çiça, mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Ndërkohë policia ka bërë dhe arrestimin e parë lidhur me vrasjen.
Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin Redjan Rraja, 31 vjeç, banues në Krujë, i cili ishte në tavolinë me viktimën, ai akuzohet për prishje të vendit të ngjarjes.
Policia:
“Më datë 01.05.2016, rreth orës 22:10, në rrugën ”Gjin Bue Shpata”, në ambjentet e lokal ”Bar Kafe Deniro”, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Elton Çiça, 36vjeç, banues në Tepelenë, i cili ka humbur jetën gjatë trasportimit për në spital. Shtetasi Elton Çiça, ka qënë në shoqërinë e shtetasve: A. T., S. K. dhe shtetasi Redjan Rraja, 31 vjeç, banues në Krujë, i cili u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga Neni 301 i Kodit Penal. Në momentet që këta shtetas kanë qënë duke qëndruar, në lokal ka hyrë një shtetas i cili është afruar drejtë shtetasit Elton Çiça, duke e qëlluar tre herë me armë zjarri”.
Një ditë më parë, zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Ermal Muça, tha se janë shoqëruar 29 persona për vrasjen.
“ Janë shoqëruar 29 persona për ngjarjen. Ka dhe një të arrestuar për këtë ngjarje me akuzën për prishjen e vendit të ngjarjes, një nga personat që ka qenë në tavolinë me zotin, Spartak. Janë bërë disa veprime që normalisht kanë lëvizur gjërat nga vendi i ngjarjes me dashje mendojmë ne. Kemi marrë një vendim bashkë me Prokurorin që personi duhet të arrestohej në flagrancë për këtë vepër penale”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/