Të vjedhësh ushqim në sasi të vogla kur je i uritur tashmë në Itali nuk përben krim. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë e Apelit në Romë, pas rastit të shumëpërfolur të endacakut nga ukraina Roman Ostriakov , i cili vodhi djathë dhe salsice në vlerën e 4 eurove nga një supërmarket në Itali.
Gjykata e Kasacionit vendosi që Ostriakov, i pastrehë, kishte kryer vjedhjen përballë nevojës imediate dhe të domosdoshme për ushqim, informon televizioni ora news.
Dhe për këtë arsye aktin në fjalë gjykata nuk e ka konsideruar krim.
Në 2011 një klient njoftoi sigurinë e supermarketit në Genova për vjedhjen, teksa Ostriakov po përpiqej të largohej bashke me ushqimet e vjedhura. Në 2015 Ostriakov u dënua me 6 muaj burg dhe 100 euro gjobë. Megjithatë, rasti i tij u dërgua në Apel për ulje të dënimit pasi Ostriakov nuk tentoi të largohej nga dyqani kur u kap nga autoritet.
Gjykata e Lartë e Kasacionit, e cila shqyrton vetëm zbatimin e ligjit dhe jo faktet e rastit, të hënën përmbysi ligjin e vjetër duke vendosur pra që vjedhja në këto kushte të mos jetë më krim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/