PD/ Duma: Kompania e Ilir Beqës ka marrë 320 milionë lekë nga...

PD/ Duma: Kompania e Ilir Beqës ka marrë 320 milionë lekë nga ministria e Jashtëme

56
0
Shares

Partia Demokratike ka vazhduar me denoncimet dhe shkeljet e qeverisë lidhur me dhënien e tenderave, këtë radh bëhet fjalë për një tjetër rast të dhënies së parave publike kompanisë së themeluar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Grida Duma, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, tha se Intech Plus, duke u fshehur pas kompanisë Fastech, ka marrë 320 milionë lekë nga Ministria e Jashtme. Intech Plus e themeluar nga ministri Ilir Beqaj është akuzuar nga PD se ka marrë mbi 11 miliardë lekë nga afro 30 tendera publikë, pas ardhjes së PS në pushtet. Beqaj ka reguar duke thënë i ka shitur aksionet, por pa komentuar fitimet e saj.

PD thtoë se Intech e Fastech, në fillim këtij viti kanë krijuar një bashkim operatorësh. “E kanë rregulluar që të futen si bashkim operatorësh, ose që ti marrë Fastech, pastaj librat e shitjes tregojnë se punët i bën Intech, pra paratë në fund i merr Beqaj.Duhet të kujtojmë këtu se për vitin 2015, Intechu i Beqës, mori 11 miliardë e 257 milionë lekë. 11 miliardë e 257 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY