Ministri i Drejtësisë s’ka besim te policia: Denonconi korrupsionin në Prokurori

Ministri i Drejtësisë s’ka besim te policia: Denonconi korrupsionin në Prokurori

68
0
Shares

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka lënë të kuptohet sot, se edhe ai nuk ka besim te policia. Këtë e demonstroi ku i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë në prokurori gjyqtarët që u kërkojnë para për procese gjyqësore.
“Nxis çdo qytetar të Republikës që të mos denoncojë vend e pavend, por në zyrën e Prokurorit, që raste të tilla të jenë sa më të suksesshëm që të jetë e mundur”, u shpreh ministri Manjani në analizën vjetore të Gjykatës Administrative, ndërsa komentoi arrestimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha, të kapur një natë më parë teksa po merrte 600 mijë lekë për një çështje gjyqësore.
Më herët edhe Kryeprokurori ka shprehur rezerva për policinë.
Disa javë më parë, gjatë vizitës së tij në Uashington, Prokurori i Përgjithshëm, Ardiatik Llalla, duke folur për Zërin e Amerikës vuri në dukje se qytetarët po bëjnë çdo ditë e më shumë denoncime pranë prokurorisë, për shkak se e kanë humbur besimin te policia.
Deklarata e Kryeprokurorit nuk kaloi pa u vënë re nga dhe pa komente nga qeveria. Vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, iu përgjigjet personalisht. Ai tha se e vërteta është krejt e kundërt dhe se qytetarët kishin më shumë besim te policia se dy vjet më parë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY