LOTARIA AMERIKANE/ Jeni fitues…?! Klikoni këtu për ta mësuar…!

LOTARIA AMERIKANE/ Jeni fitues…?! Klikoni këtu për ta mësuar…!

103
0
Shares

Shpallen fituesit e Lotarisë Amerikane për këtë vit. Rreth 200 mijë shqiptarët, të cilët kanë aplikuar në muajin tetor të vitit që lamë pas për Lotarinë Amerikane, nga sot kanë mundësi të mësojnë në se janë fitues apo jo.
Ambasada Amerikanë në Tiranë tregon rrugën dhe mekanizimin për të parë përgjigjen, që për vendin tonë nxjerr fitues deri afro 3 mijë aplikantë (individë ose familjarë).
Sipas Ambasadës, njoftimet zyrtare të përzgjedhjes së fituesve do të bëhen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016 deri më 30 qershor 2017, vetëm në faqen e internetit
www.dvlottery.state.gov
, ndërsa sqaron se çdo faqe tjetër është mashtrim i individëve apo firmave pirate.
Edhe këtë vit, të përzgjedhurit nuk do të njoftohen si fitues përmes letrave, shtypit apo e-mailit, por vetëm duke klikuar në faqen zyrtare dhe duke plotësuar të dhënat e dala nga aplikimi fillestar. (Kodi 16-shifror i aplikimit, emri, mbiemri dhe datëlindja).
“Çdo njoftim me e-mail ose letër që deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me e-mail që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit,
www.dvlottery.state.gov
  nga 3 maji 2016 deri të paktën në qershor 2017. Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë”, sqaron Ambasada.
Para se të kontrollojnë përgjigjen, aplikantët duhet të kenë përballë fletën e printuar në datën kur kanë bërë aplikimin. Aty gjenden të dhënat përkatëse, të tilla si kodi i regjistrimit 16-shifror, emri, mbiemri, si dhe viti i lindjes. Për të proceduar me kontrollin, ata duhet të hyjnë në internet në adresën e vetme zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan
www.dvlottery.state.gov.al/ESC/
. Pasi të hapet kjo faqe, aplikantët duhet të klikojnë në emrin “continue”, i cili bën thirrje për të vazhduar më tej, ku në faqen pasardhëse shfaqen 4 hapësira boshe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY