KLD pezullon gjyqtarin Ibrahim Hoxha të prangosur për korrupsion

KLD pezullon gjyqtarin Ibrahim Hoxha të prangosur për korrupsion

58
0
Shares

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur sot pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, Ibrahim Hoxha, i cili u arrestua një natë më parë pasi akuzohet për korrupsion.
“KLD në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës dhe të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, zhvilloi sot, datë 03.05.2016, një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm nr. 1458/2 Prot., datë 03.05.2016 për dhënie autorizimi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë I. H., si dhe pezullimin nga detyra, derisa çështja penale ndaj tij të përfundojë me vendim gjyqësor i formës së prerë”, thuhet në njoftimin e KLD.
Ibrahim Hoxha u prangos pasi hetohej prej muajsh për akuzën e korrupsionit e mitmarrjes në vlerën e 6 milionë lekëve (të vjetra) në këmbim të një vendimi gjyqësor.

ibrahim-hoxha-640x380

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY