Kërcënohet me jetë kompozitori Limoz Dizdari, mesazh Ramës

Kërcënohet me jetë kompozitori Limoz Dizdari, mesazh Ramës

96
0
Shares

Kompozitori i njohur Limoz Dizdari është kërcënuar me jetë për një çështje pronësie të Qendrës Kulturore dhe Artistike ‘Dea’ në Ksamil të Sarandës.

Lajmi është raportuar në median e shkruar dhe atë online, nga ku mësohet se vetë Dizdari i ka dërguar një mesazh edhe kryeministrit Edi Rama ku i shpreh se ndihet i rrezikuar.

“I dashur Edi, dua t’iu takoj. Më kanë kërcënuar dhe ndihem shumë i kërcënuar”.

Kërcënimi është bërë nga disa persona, të cilët kanë ngritur pretendime pronësie mbi territorin ku ndodhet qendra kulturore e kompozitorit.

Në një letër të hapur, emra si: Arben Baboçi, Abdylmenaf Bexheti, Sabit Brokaj, Pandeli Cina, Romeo Gurakuqi, Gëzim Hoxha, Ksenofon Krisafi, Nasho Jorgaqi, Fatos Klosi, Eno Koço, Anila Paparisto, Llukan Puka, Evan Rroço, Sokol Sadushi, Marenglen Spiro, Fatos Tarifa, Pëllumb Xhufi dhe Aleksandër Xhuvani shprehin shqetësimin e tyre, mbështetjen, dhe bëjnë thirrje për drejtësi.

Këta intelektualë vënë në dukje punën e bërë nga bashkëshortët Dizdari në Qendrën Kulturore e Artistike “Dea” në Ksamil të Sarandës. “Nuk është as tagri, as kompetenca dhe as qëllimi ynë të përfshihemi në çështje ligjore pronësie. Për to ka institucione shtetërore, përkatësisht gjykata, që vendosin. Ajo çka na duket e papranueshme për çdo ndërgjegje e mendje të shëndoshë, është që pretendime të tilla po tentohet të imponohen me gjuhën e rrugës, të shantazhit e të kërcënimit”, thonë ata.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY