FOTO/ Këto janë sekretet e vetmet shekullore për të joshur çdo lloj...

FOTO/ Këto janë sekretet e vetmet shekullore për të joshur çdo lloj partneri!

234
0
Shares

Shfletoni galerinë për të kuptuar se çfarë e bën vërtetë një femër seksi në sytë e meshkujve!

Këto sekrete na i kanë thënë vetë meshkujt.
Seksi është ëmbëlsia
Buzëqeshja tregon se ti po shijon shoqërinë e dikujt, i përgjigjesh me ngrohtësi dhe e vlerëson praninë e tij. Buzëqeshja i tregon një mashkulli, se ka përpara një vajzë që nuk do t’ia “çajë kokën” me ankesa të tepërta, nuk do ta lodhë duke gërmuar për sekrete të fshehta dhe nuk do ta bëj të ndihet sikur gjithmonë i duhet ta përkëdhelë e ta komplimentojë që ajo të ndihet mirë. Buzëqeshja tregon siguri dhe Sophia Loren, një nga aktoret më seksi të të gjitha kohërave, duket aq joshëse kështu e shkujdesur dhe e buzëqeshur, pa qenë nevoja që ne të shohim format e saj perfekte të trupit.

Seksi është besimi
Në filmin e famshëm erotik “9 javë e gjysmë” Kim Basinger i dha besimin e plotë partnerit të tij në një sekuencë seksuale, duke lidhur sytë. Edhe pse në fund, ky eksperiment nuk shkoi mirë, simbolika ishte e qartë: “Beso tek unë dhe do të më kesh këtu.” “Kontrollo çdo moment të jetës sime, hap çdo mesazh celulari, pyet për çdo vajzë që unë njoh dhe do të më largosh mendërisht dhe fizikisht.”

on

Seksi është kur nuk përpiqesh të jesh seksi!
Të luash rolin e “Kukullës së porcelanit” mund të fitosh zemrën e Ken-it të Barbie-t (nëse nuk është deklaruar ende “gay”), por jo të një mashkulli që nuk kërkon dekorime sipër televizorit, por një partnere në jetë. A nuk është seksi Brigitte Bardot në këtë foto, e shkujdesur, me cigare në gojë, me një pozicion pak-mashkullor duke luajtur letra? (Mirë, hiqni cigaren nëse doni!)

Seksi është të provosh dashurinë deri në dhembje
Shikoni këtë moment të Adele në filmin “Blue is the ëarmest color”. Ajo ka kuptuar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me një vajzë, Emma dhe ky moment, kur ajo e sheh gjithë admirim partneren e saj, është një nga më të bukurit e kinemasë. Nuk ka grim, nuk ka flokë të krehur, nuk ka rimel në sy, por ka një shkëlqim që i vjen si pasojë e një dashurie të brendshme.

cifti me te zeza

Seksi është të mos humbësh seksualitetin, vetëm se “kape burrin!”
Një nga skenat më të paharrueshme në historinë e kinemasë është edhe bashkëbisedimi mes një çifti të martuarish (Nicole Kidman dhe Tom Cruise) në filmin “Eyes Wide Shut”. Nicole pranon se ajo kishte patur njëherë një fantazi seksuale për një oficer. Tom, i cili deri në atë kohë “e nënvlerësonte” besnikërinë e gruas së tij dhe ishte përfshirë në monotoninë e martesës, papritur nisi të trembej, u josh nga shumë situata e femra të tjera, derisa e kuptoi se joshja e tij më e madhe ishte gruaja e tij. Ndaj fjalia e fundit, kur Nicole i thotë bashkëshortit: “Let’s f*ck” (Le ta bëjmë) është domethënëse për të treguar, se një çift sado “rehat” të ndihet me njëri-tjetrin në intimitet, duhet që të gjejë gjithmonë mënyra për të nxitur seksualitetin.

cupls_copy_2

Seksi është mençuria
Ka shumë njerëz që e quajnë Barbra Streisand me fat që i lejoi vetës partnerët më të pashëm të Hollivudit. Sipas tyre, artistja me tipare asimetrike (hundë të madhe, sytë afër, buzë jo të rregullta) meritonte një mashkull të tillë jo tërheqës. Por Barbra vërtetoi të kundërtën edhe në jetë. Ajo ishte e rrethuar nga meshkuj të pashëm, madje në një sekuencë tregoi edhe se si një nga meshkujt më të bukur të gjithë historisë së kinemasë, Marlon Brando, “e ngacmonte” pavarësisht se ajo refuzoi tentativat e tij. Po çfarë ka Barbra që joshi kaq shumë meshkuj? Të njëjtën gjë që kishte edhe në filmin “The Way we were”, ku ajo luante rolin e një aktivisteje politike dhe partneri i saj ishte oh-seksi Robert Redford! Barbra kishte mençurinë!

couple crazy_copy_5

Seksi është momenti!
Natyrisht jemi rritur duke menduar se qirinjtë e trëndafilat mbi krevat, pasqyrat në tavan, të brendshmet seksi dhe kërcimet erotike përpara krevatit, janë thelbësore për intimitet. Patjetër që janë….për ata që s’njohin seksin; për vajzat e reja që sapo kanë hyrë në një marrëdhënie intime dhe kalojnë me laps në dorën listën “Must Do” të sjelljeve seksuale. Sepse në realitet, seksi është edhe momenti më i rëndomtë që në një situatë tjetër, s’do ta imagjinoje kurrë. Roman Polanski në filmin e famshëm “Bittermoon” (1992) vulosi një skenë të paharrueshme në historinë e erotizimit kinematografik. Personazhi Mimi (Emmanuelle Seigner) e ktheu një mëngjes të zakonshëm, në një skenë të nxehtë seksuale, kur nisi të derdhte qumështin mbi trupin e saj të lakuriqtë (sapo kishte dalë nga dushi) duke eksituar partnerin e saj. Kaq e thjeshtë!

Seksi është mëndafsh
E keni vënë re që në filma përdoret shpesh mëndafshi? Kim Basinger veshi këmishë mëndafshi në kërcimin e saj të famshëm. Marilyn Monroe veshi fustanin më të famshëm të mëndafshit në histori në filmin “7 Year Itch” (Atë fustanin që e mori era ju kujtohet?). Dhe së fundmi, në filmin “Spectre” (James Bond), Lea Seydoux shfaqet në një sekuencë e veshur me një fustan mëndafshi që i tregon linjat e trupit. Mëndafshi, cohërat e lehta kanë tendencë të ngacmojnë fantazinë mashkullore, sepse tregojnë hijezime e linja pa treguar në të vërtetë mish. Për më tepër, që butësia e copës lidhet edhe me konceptin e mashkullit për butësinë e lëkurës femërore.

femer-13

Seksi është pamja e rrëmujshme pas seksit!
Ironike se si ne vishemi, e depilohemi dhe lyhemi dhe blejmë të brendshmet më të shtrenjta për t’u dukur seksi në krevat dhe në fakt, bëhemi edhe më të bukura, pas marrëdhënies, me flokë të shpurpurisura, buzë ende të fryra nga vrulli i gjakut të eksitimit në vena, me një lëkurë të çlodhur nga orgazma dhe me një aromë trupi ku përzihet djersa me lëngjet e seksit. Ai momenti kur ti je në krahët e njeriut që do, me rimel të prishur, tërësisht e paturpshme me trupin tënd (çfarëdolloj peshe të kesh), të bën më seksi se fustani më i shtrenjtë i Balmain-it që mund ta kapësh nga sfilata.

crregullt

Seksi është mister
Nëse e vendosim këtë foto të Claudia Cardinale-s përballë fotos së një Vip-i të ditëve tona, me gjoksin gjysmë të zbuluar dhe tanga, a mendoni se ajo do të dukej më joshëse për meshkujt sesa Claudia? Mendoni edhe njëherë! Kur ne themi se meshkujt “janë si qentë” se turren duke nuhatur edhe një kupë të zbuluar gjuri, në fakt kemi përkufizuar dhe nënvlerësuar një të vërtetë të madhe: “Misteri është ai që josh.” Natyrisht për ato vajza përpara orës 12-të, të kuptohemi! Një shoku ynë kujtonte se një ditë ishte takuar me një modele të cilën e kishte admiruar për së largu. Sapo kishin shkuar në dhomën e hotelit, ajo ishte zhveshur. “Fakti që u zhvesh kaq shpejt, më zhgënjeu.” Nuk kishte më asnjë kuriozitet, asnjë mister, përveçse të “mbaronte punën” në shtrat e më pas të mos e shihte më.

goca simpatike

Seksi nuk është libër i hapur që ditën e parë
Pse burrat e duan Angelina Jolie në filmin “Mëkati origjinal”? Sepse përtej pamjes së saj tepër joshëse, ajo “luante” me mendjen e tyre, duke u dhënë meshkujve aq sa donte. Natyrisht, në këtë film, personazhi doli të ishte një mashtruese dhe ky nuk është morali që duhet të marrim për bazë. Por ka një të vërtetë: Gjërat zbulohen dalëngadalë! Pas shikimit tënd, pas buzëqeshjes tënde të ëmbël, jepi një shans që të të njohë më shumë e të joshet më shumë nga ty herën tjetër. Mos ia dorëzo librin e jetës tënde me gjithë autograf që ditën e parë!

Seksi është rreziku
Një nga momentet më joshëse të Scarlett Johansson, është në filmin “Match Point” nga Woody Allen. E çfarë ka veshur ajo në këtë film? T-shirt të bardhë ose kanatiere të bardhë. Gati e palyer, një bizhu të thjeshtë dhe flokë të mbledhura shkujdesur. Po përse seksualiteti i saj në këtë film “tronditi” fantazinë mashkullore? Sepse nën atë bluzë dhe forma joshëse të trupit, nën atë pafajësi, digjej një femër që ishte gati t’i jepej pa kushte të dashurit të saj të kalkuluar, shkruan Anabel. Ashtu si edhe Salma Hayek në filmin “Desperado”. Feminitet, butësi, sensualitet i përzier me gatishmërinë për të sakrifikuar gjithçka për dashurinë.

goca yll

Seksi është pushteti
Nëse i nënshtroheni partnerit tuaj në jetë, na besoni, që sado në foto instagrami t’ju krahasojnë me Marilyn Monroe apo Pamela Anderson, në realitet, nuk do të dukeni aspak e tillë, nëse prisni që vendimet për jetën tuaj t’i marrë ai. Ju kujtohet kjo skenë nga “Wolf of Wall Street”? Simbolikë se si një femër e përdor seksualitetin si armë në dorën e saj për të kërkuar të drejtën e saj. Ok, largohuni pak nga skenari i filmit dhe përqendrohuni vetëm tek foto! Mos harroni që pika e dobët e meshkujve është seksi, por mos e jepni veten tuaj, duke menduar se kështu e fitoni. Një femër seksi, tërheq kur vendos pikat mbi “i” në atë çfarë pret nga një marrëdhënie dhe jo kur qan me “oiii” sepse lëndohet gjithë kohës nga të gabuarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY