DETAJET/ Zbulohet lidhja me gjyqtarin Hoxha, biznesmeni në shënjestër të tre atentateve

DETAJET/ Zbulohet lidhja me gjyqtarin Hoxha, biznesmeni në shënjestër të tre atentateve

59
0
Shares

Gjyqtari Ibrahim Hoxha, që u arrestua dje për korrupsion, kishte edhe një lidhje tjetër me Dritan Jazenxhiun, personi që do të përfitonte nga vendimi gjyqësor sot në orën 09:30.

Burime nga grupi hetimor në Polici, thanë se Jezenxhiu ishte arrestuar pak muaj më parë nga policia, për vjedhje energjie. Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 2 vjet burg. Por gjyqtari (Hoxha) në një proces që vijon, e ka lënë atë me masën detyrim paraqitje. I arrestuari tjetër, që bënte rolin e sekserit Novruz Gajda, ka një njohje të vjetër me gjyqtarin nga Berati, pasi ka punuar më herët oficer në këtë rreth.

Biznesmeni i Jazexhiu i arrestuar mbrëmë bashkë me gjyqtarin Hoxha dhe disa persona të tjerë, ka qenë jo i panjohur për policinë. Në vitin 2013, Dritan Jazexhi i shpëtoi për pak një atentati, i cili u godit me 30 plumba, por fatmirësisht vetëm njëri prej tyre e kapi atë, duke e plagosur.

“Autorët e krimit më qëlluan me 30 plumba, por vetëm njëri prej tyre më ka kapur. Plaga që kam në pjesën e kurrizit, ishte si pasojë e një plumbi rikoshet. Kam shpëtuar për mrekulli. Në momentin që autorët qëlluan nga makina në drejtimin tim, unë u futa në bodrumin e dyqanit.

Atë ditë, unë pashë dy makina që po lëviznin në mënyrë të çuditshme. E kuptova që e kishin me mua dhe si pasojë e kësaj, isha i vëmendshëm që të shpëtoja. Policia e di autorin dhe duhet ta arrestojë. Ky është atentati i tretë që më bëjnë”, do të deklaronte 47 vjeçari pas plagosjes së ndodhur më 11 shtator të vitit 2014.

Në atë kohë, ai deklaroi se kishte konflikte me motrën e tij dhe burrin e saj për pronësinë e katër dyqaneve në Tiranë, të cilët i kishte regjistruar në emër të babait dhe më pas ishte larguar jashtë vendit.

Ky nuk ishte atentati i parë ndaj tij. Në tetor të vitit 2011, i është vënë tritol në banesë. Edhe atëherë, Jazexhi shpëtoi për mrekulli. Dy vite më vonë, në vitin 2013, sërish persona të panjohur kanë tentuar ta vrasin. Biznesmeni ka akuzuar në vijimësi të motrën për ngjarjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY