Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu. Ai ka vënë në dukje edhe një herë nevojën që PD të dalë me një plan konkret për të shpëtuar vendin nga një situatë që siç tha ai është e rëndë dhe e vështirë ekonomikisht si dhe në aspekte të tjera.
Basha nënvizoi se në bashkëbisedimin me Donald Lu ka theksuar se qeveria është e lidhur me krimin dhe PD ka përgjegjësi për të luftuar për të zbatuar reformën në drejtësi. Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës për ti shkuar deri në fund miratimit të reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se qëllimi është ‘një reformë që lufton krimin dhe korrupsionin’.
“Jemi në një situatë të rëndë ekonomike. PD do të luftoj për Reformën në Drejtësi për ndëshkimin e oligarkëve. Shkaktarët e situatës rezistojnë për privilegje. Miliarda euro përfundojnë në xhepa oligarkësh. Me ndihmën e aleatëve, për sistem votimi të drejtë. Qeveria e ulur në fronin e korrupsionit dhe babëzisë”, tha Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/