Autori i vrasjes së Elton Çiços mbrëmë në një lokal në Tiranë, dyshohet se është një ish polic. Sipas burimeve të abc News, Çiço ka qenë i armatosur, por nuk ka mundur ta përdorë pistoletën.
Në momentin e vrasjes Elton Çiço ka qenë i ulur në një lokal edhe me 3 persona të tjerë. Ata ishin duke biseduar, ndërsa në lokal ka hyrë një person me një kapele sportive dhe me një pistoletë në dorë. Ai ka hyrë me nxitim dhe sapo është afruar tavolinës ku ka qenë ulur Çiço me 3 persona tjerë, ka qëlluar 2 herë ne drejtim të Çiços.
Në momentin kur është qëlluar, të katërt personat janë çuar nga tavolina përfshirë edhe Elton Çiçon. Por për shkak të plageve të marra, Elton Çiço rrëzohet mbi tavolinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/