Moska, presion Tiranës për tragjedinë e Odesës

Moska, presion Tiranës për tragjedinë e Odesës

63
0
Shares

Moska i ka bërë thirrje sërish Tiranës të njohë tragjedinë e Odesës që sipas saj neonazistët ukrainas kryen ndaj dhjetra njerëzve të parmatosur në Odesë në vitin 2014.

Bëhet fjalë për djegien e Shtëpisë së Sindikatave.

“Në vitin 2014 neonazistët, përfshirë këtu edhe simpatizantët e grupit radikal “Sektori i Djathtë”, i vunë zjarrin Shtëpisë së Sindikatave në Odesë të Ukrainës, ku ishin bllokuar dhjetëra njerëz të paarmatosur. Si rezultat i këtij aksioni barbar, 48 njerëz humbën jetën: shumica u dogjën të gjallë, ndërsa shumë të tjerë vdiqën pasi kërcyen nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës.

Sipas ambasades ruse në Tiranë qeveria në Kiev ende nuk ka kryer një hetim objektiv, të pavarur dhe të paanshëm të këtij krimi. “Autoritetet ukrainase vazhdojnë t’i shpërfillin standardet ndërkombëtare që kërkojnë zbatimin e kritereve të pavarësisë, efikasitetit, hollësisë dhe afateve të arsyeshmetë hetimit. Pra, pandëshkueshmëria e autorëve të zjarrvënies në Odesë mbetet fakt. Dhe çuditërisht, Kievi zyrtar dhe disa vende perëndimore vazhdojnë të bëjnë sikur kjo është diçka normale”, theksohet ndër të tjera në deklaratë.

Në vijim deklarata bën fjalë për një komunikim intensiv të qeverisë ruse me atë të Tiranës përmes ambasadës ku i është kërkuar qeverisë shqiptare t’i bashkohet presionit mbi Kievin për cështjen e tragjedisë.

“Ambasada e Rusisë në Tiranë i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur palës shqiptare që të ushtrojë ndikimin e saj maksimal mbi Kievin për të siguruar që tragjedia e ndodhur në Odesë të hetohet më në fund siç duhet dhe që fajtorët e vdekjes së dhjetëra njerëzve të dalin para gjyqit dhe të marrin dënimin e merituar (kërkesat përkatëse zyrtare Ambasada i ka dërguar Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë)”, deklarohet në njoftimin e ambasadës ruse në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY