Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu është e ftuar në Zona B të Klan Kosovës, një emision i gazetarit Baton Haxhiu.
Gjatë intervistës ajo u shpreh kundër një koalicioni të mundshëm të PD me LSI e Ilir Metës.
“Do të ishte i pafalshëm flirtimi me LSI, nuk i jep askush të drejtë PD-së për të bërë aleancë më Ilir Metën. Unë them se PD dhe të gjithë në jemi vonë për një tezë. E vetmja gjë që duhet të bëjnë është që të konsolidojmë elektoratin tonë kah qendra e djathtë. PD ka një mision të ngritjes së saj dhe kjo nuk mund të kalojë duke parë Ilir Metën si shpëtimtar”.
Ajo ka vijuar të jetë kritike me PD dhe politikën në përgjithësi. “Problem i madh për PD dhe politkën shqiptare në përgjithësi është se aty nuk ka moral politik. Morali politik është pornografi politike”, ka deklaruar Bregu.
Ajo gjithashtu ka thënë se në Shqipëri ka pak njerëz që kanë ide të qarta politike.
“Nuk besoj se në mes të çështjeve të përditshme dhe realiteti civil nën këtë qeverisje do të ketë përmirësim. Nuk besoj se mund të ketë më keq se kaq. Ka pak njerëz në Shqipëri që kanë ide të qarta politike dhe një mision të qartë”.
“Një parti që ka ikur nga pushteti para tre vitesh do ta ketë të vështirë që të rikuperohet që të kthehet në pushtet”.
Megjithatë Bregu ka vlerësuar si të suksesshme kauzën politike të dekriminalizimit. “Nuk ka kauzë më të mirë se vetëpastrimi i parlamentit të Shqipërisë. Politikisht besoj që nëse ka kauzë që duhet të përmendet me vizion për vendin është, demikrimanilizimi”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/