Deputeti demokrat i Elbasanit, Luciano Boci i kujton Kryeministrit Rama projektet që premtoi në vitin 2013 dhe nuk i realizoi asnjëherë. Ato janë rrugë, ujësjellës, shkolla.
“Rama i kapur tek “maja e thanës” (kullës) na flet si e “ëma e Zeqos”!
I turpshëm është fakti se ky kryeministër i pashpresë e i paprojekt me njerëzit, përpiqet ti hedhë hi syve atyre dhe ti tallë shqeto, pa u dhënë llogari se ku është rruga e Orenjës, rruga e Lunikut, e Stëblevës, rruga e Vehçanit, e Qukës-Shkumbin, e Bërzeshtës e Stravajt!!???
Ku është ujësjellësi po i Vehçanit i Xhyrës, i Rrajcës i Kotodeshit?!!!!
Ku janë shkollat e Hotolishtit, të Orenjës e Vilanit???!
Të gjitha të premtuara.
Ku janë pyjet e rrafshuar të Qukësit, Stravajt, e Shebenikut???!!!
Këtë të na kishtë thënë “e ëma e Zeqos” dhe jo të pompozonte e të mburrej me “dhëmbët e kalit të tjetrit”!!!!”, deklaron Boci.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/