Gjykata e Kasacionit në Itali ka anuluar plotësisht dënimin për vjedhje që kishte dhënë Gjykata e Apelit në Xhenova, ndaj një të riu të huaj. I papunë e pa të ardhura ai kishte vjedhur disa ushqime në një supermarket.
Gjykata Supreme e ka konsideruar të pandëshkueshëm një vjedhje me një vlerë 4 euro për një pako wurstel e pak djathë.
I riu ishte parë nga një klient që kishte lajmëruar rojet e pikës së shitjes dhe më pas ndaj tij kishte filluar ndjekja penale.
Gjykata e Shkallës së parë dhe ajo e Apelit e kishin shpallur atë fajtor, por Gjykata e Kasacionit u shpreh se ky fakt nuk përbën krim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/