Venar Sino, 51 vjeç, shtetas i Shqipërisë, u largua nga shtëpia për të mos u kthyer më. E shqetësuar, motra e tij ngriti alarmin kur njoftoi policinë dhe që dje pasdite kanë nisur kërkimet për burrin e zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të 30 prillit.
Sipas mediave italiane, Sino kishte shkuar në Itali për të vizituar të motrën dhe kishte si qëllim kthimin e tij në Atdhe, por nuk ishte nisur për në Shqipëri për shkak të një problemi shëndetësor.
Përveç kërkimeve në zonën e Fruli-t, karabinierët janë duke kërkuar edhe në stacionet hekurudhore e aeroporte, për të verifikuar nëse shqiptari ka vendosur të largohet nga vendi.
Burri, i cili është i papunë, po banonte në shtëpinë e të motrës bë Spilimbergo. Ai kishte shkuar për t’i vizituar të afërmit, por një problem shëndetësor e kishte mbajtur aty për twe kryer analiza dhe kontrolle te mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/